“Ronaldo u largua nga Spanja, për shkak të rivalitetit me Mesin”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 14:58

“Ronaldo u largua nga Spanja, për shkak të rivalitetit me Mesin”

Kristiano Ronaldo e braktisi Realin e Madridit për tu bashkuar me gjigandët e Italisë, Juvetnus pas plot 9 sezonesh ku ai arriti të fitonte gjithçka. Një nga gjërat më të bukura që mund të kemi parë kur Ronaldo ishte në Madrid ishte rivaliteti i tij me Lionel Mesin. Ka qenë pikërisht ky rivalitet që ka bërë që Ronaldo të largohet nga Madridi. Këtë ka thënë legjenda e Mançester Junajtidit, Rajan Gigs.

Ronaldo

 

“Jam i habitur se ai e la Real Madridin dhe shkoi në Itali”, tha Giggs për ITV. “Mendoj se është sfidë e madhe për të, ama ka shkuar në një klub të madh. Është goxha CV ta kesh Mançester Junajtidin, Real Madridin dhe Juventusin në CV tënde”, shtoi ai.

Por Rajan Gigs tha se ai është larguar se ka një fiksim për të qenë më i mirë se Leo Mesi.

Mesi dhe Ronaldo

“Ai e ka fiksim të jetë më i mirë se Mesi. Tani mund të thotë se ‘e bëra në Angli, e bëra në Spanjë, dhe tani do ta bëj në Itali – si dhe e bëra me Portugalinë’. Prandaj, me siguri ky do të jetë argumenti i tij kur të pyetet se a është më i mirë se Mesi”, theksoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"