Ronaldo thyen rekordin e Pushkash, është në ndjekje të tjetrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2018 | 15:02

Ronaldo thyen rekordin e Pushkash, është në ndjekje të tjetrit

Kristiano Ronaldo, me golin e shënuar në pjesën e parë ndaj Marokut është bërë golashënuesi më i mirë europian në kompeticione ndërkombëtare. Ai ka arritur të parakaloi Ferenc Pushkash, dhe numëron aktualisht 85 gola në 152 ndeshje. Ai e barazoi rekordin prej 84 golash të hungarezit në vetëm 89 ndeshje.

penaldo

Ai është i dytë në listën e golashënuesve ndërkombëtare të të gjithë kohërve, megjithëse ka ende një rrugë të gjatë përpara pasi kryesuesi, Ali Daei, ka shënuar 109 në 149 ndeshje për kombëtaren e tij, atë të Iranit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"