Ronaldo te Juvja e sigurt, kompanitë e basteve ndërpresin pranimin e parave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 16:06

Ronaldo te Juvja e sigurt, kompanitë e basteve ndërpresin pranimin e parave

Kristiano Ronaldo do të jetë një futbollist i Juventusit dhe për këtë janë të sigurt totalisht në Spanjë. Kompanitë e basteve në këtë vend kanë ndërprerë pranimin e parave në lidhje me faktin nëse portugezi do të mbajë veshur fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm, me kuotën e cila nga 10 përpara dy javësh, dje kishte rënë në 1.36.

ronaldo-odds-graphic-update_oaa25gahcjen1fmwi1xgs2sl8

Por tashmë kuotat janë frenuar të gjitha, pasi bastexhinjtë e japin për të sigurt firmën e 33-vjeçarit me kampionëve në fuqi të Italisë. Të vetmet kuota që ato kanë lënë në funksion për bastexhinjtë, lidhen me debutimin e Kristiano Ronaldos, me të paktën 29 gola të shënuar në sezonin e parë të portugezit në Serinë A, e cila ofrohet me koeficient 1.85.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"