Ronaldo sipërmarrës i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve duke i… mbjellë flokët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2021 | 23:44

Ronaldo sipërmarrës i suksesshëm, i ndryshoi jetën 40 mijë njerëzve duke i… mbjellë flokët

Edhe pse sportisti më i famshëm dhe influencues në botë, Kristiano Ronaldos nuk i mjafton pasi synimet e tij për të ardhmen është fokusimi te bizneset e shumta që ka hapur ndër vite.

ronaldo

Një ndër to dhe klinikat për mbjelljen e flokëve. Së fundmi, portugezi ka lajmëruar hapjen e klinikës së 7 në total. Pas 4 qendrave të hapur në Portugali, portugezi vendosi të zgjerojë biznesin e tij dhe në Spanjë ku destinacioni ishte Madridi.

Së fundmi, Ronaldo ka investuar për të tjetër klinikë kësaj radhë në Marbella (Malaga). Një fakt të tillë e konfirmoi vetë 36-vjeçari më anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram”.

“Ne sapo kemi hapur klinikën tonë Insparya në Marbella (Malaga), e dyta në Spanjë dhe e shtata në grupin Insparya. Kjo qendër është e vendosur 4,000 metra katrorë dhe 15 dhoma transplantimi të pajisura me teknologjinë më të avancuar në transplantimin e flokëve dhe me një ekip mjekësor shumë të specializuar për të trajtuar pacientët tanë.

Hyni në Insparya dhe zbuloni metodën tonë të suksesit. Mbi 40,000 njerëz tashmë kanë ndryshuar jetën e tyre falë Insparya. Faleminderit për besimin që na jepni” shkruhej në postimin e yllit portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"