Ronaldo shkakton dyshime, zbulohet arsyeja se pse mungoi në festën pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 23:02

Ronaldo shkakton dyshime, zbulohet arsyeja se pse mungoi në festën pas ndeshjes

Kristiano Ronaldo ka qenë në një ditë të jashtëzakonshme ndaj Juventusit. Ai shënoi dy gola, njërin prej tyre me një rovishatë që u vlerësua anembanë botës.

ronaldo

Por, i çuditshëm ishte fakti që ai mungoi në festën pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes. Nuk bëhet fjalë për një festë të mirëfilltë, por një foto simbolike që ekipi e bëri me rastin e arritjes së 100 ndeshjeve nga Mateo Kovaçiç.

Pasi fotua u postua në rrjetet sociale, të shumtë ishin ata tifozë që pyesin se pse mungon njeriu i ndeshjes në fotot e pastakimit.

29983201_1676339589120327_8638596480715554770_o

Zbulohet se Ronaldo ka munguar sepse UEFA e ka thirrur për t’iu nënshtruar një testi anti-doping. Duket se edhe UEFA është habitur nga ajo performancë e portugezit. Është habitur aq shumë sa nuk e ka lejuar as të shijojë festën me shokët e ekipit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"