Ronaldo: Rezultati është i tmerrshëm, por Tite të qëndrojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2018 | 10:24

Ronaldo: Rezultati është i tmerrshëm, por Tite të qëndrojë

Eliminimi nga Botërori është një moment për të bërë analiza dhe “Fenomeni” Ronaldo thotë se është një rezultat i tmerrshëm. Pavarësisht se ai pranon lojën e mirë, kërkon më shumë nga kombëtarja e tij. Fenomeni thotë gjithashtu se Tite duhet të qëndrojë.
former_brazilian_player_ronaldo_cheers_the_fans_prior_tothe_2018_823909

ELIMINIMI– “Është një moment delikat për Brazilin, si nga ana e ‘politike’, ashtu edhe nga ana teknike. Ne u skualifikuam në fazën gjysmëfinale në Botërorin e vitit 2014 dhe këtu u eliminuam në çerekfinale, por të paktën pa turp… Por, ne prisnim më shumë nga kombëtarja, gjithmonë më shumë. Është koha për të bërë plane për të ardhmen sepse rezultati që arritëm është i tmerrshëm, pavarësisht faktit që nuk luajtëm keq. Ky është një rezultat shumë negativ për një kombëtare si Brazili”.

ronaldo fenomeni

TITE– “Por, e ardhmja duhet të nisë nga Tite. Unë besoj shumë tek ai trajner dhe shpresoj shumë që të qëndrojë. Është një njeri i jashtëzakonshëm dhe po bën një punë fenomenale dhe duhet ta vazhdojë atë. Por, ai duhet ta ndajë punën e tij në kategori të ndryshme dhe kampionati brazilian duhet t’i përgjigjet me gjithçka. Duhet të punojë me karakteristikat që kërkon trajneri i kombëtares”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"