Ronaldo nuk shënon, megjithatë thyen një rekord tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 12:06

Ronaldo nuk shënon, megjithatë thyen një rekord tjetër

Ronaldo dhe Reali janë në kërkim të rekordeve. Portugezi nuk arriti të shënonte mbrëmjen e djeshme, megjithatë ai theu një rekord tjetër.

ronaldooooo
I
sh-shoku i tij i ekipit, Kasijas, mbante rekordin me 95 ndeshje të fituara në Ligën e Kampionëve. Ronaldo e kaloi atë duke shkuar në 96 me fitoren që Real arriti në Gjermani ndaj Bajernit. Ronaldo kishte shënuar në të gjitha ndeshjet e kompedicionit të sivjetshëm, mirëpo mbrëmjen e djeshme ai nuk arriti të shënonte, megjithëse arriti ta dërgonte topin në rrjetë por arbitri i ndeshjes e vlerësoi si një gol të parregullt. Kjo pasi sipas pamjeve filmike portugezi e kishte stopuar topin me dorë. Real Madrid gjithashtu numëron shifrën rekord të 150 fitoreve në Ligën e Kampionëve dhe për këtë nuk duket se kanë rival.

ronaldo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"