Ronaldo nuk njeh moshë, 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier Ligës. Para tij renditet vetëm…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2021 | 16:56

Ronaldo nuk njeh moshë, 36-vjeç dhe më i shpejtë se 99% e Premier Ligës. Para tij renditet vetëm…

Kristiano Ronaldo u bë protagonist absolut ditën e djeshme duke shënuar një dygolësh në fitoren e thellë 4-1 të Mançester Junajtid kundër Njukastëllit.

ronlado

Goli i dytë i yllit portugez ishte mjaft i bukur pas një dalje të shpejtë në krahun e majtë për të mposhtur më pas lehtësisht portierin.

Por në momentin e realizimit të golit, CR7 ka vrapuar plot 20.2 milje në orë, ose 32.5 km/h. Një shpejtësi mjaft e madhe kjo për një futbollist 36-vjeçar që vazhdon të luajë në nivelet më të larta.

Më mirë se Ronaldo ka bërë Adam Amstrong, Adama Traore dhe Vilfred Zaha të cilët janë shumë më të ri se portugezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"