Ronaldo nuk mban me: Mos më trajtoni si kriminel, nuk dini një m… për mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 10:28

Ronaldo nuk mban me: Mos më trajtoni si kriminel, nuk dini një m… për mua

Suksesi në La Liga nuk ka qetësuar Kristiano Ronaldon, i cili menjëherë pas ndeshjes ndaj Malaga dhe festimit në fushë, është shfaqur shuëm I tensionuar para gazetarëve.

14954013329938

“Njerëzit flasin për mua dhe nuk dinë një m…. Nuk shoh televizion se përndryshe nuk do të kisha jetë. Pastaj flasin për mua shumë keq, për futbollin dhe jashtë futbollit. Flasin për mua si të isha një kriminel. Kur njerëzit flasin për Kristianon gabohen, brenda dhe jashtë futbollit.

Kritikat e futbollit nuk më shqetësojnë pasi e di se aty njerëzit nuk flasin më kur bëhen llogaritë në fund. Por rrinë gjithmonë me dy gurë në duar kur flas.

Nuk jam një shenjt, por gjithashtu nuk jam as djalli që shumë njerëz thonë se jam. Nuk më pëlqen pasi kam një familje, një nënë, një djalë dhe nuk më pëlqen që të më krahasojnë me ata që bëjnë budallalliqe, unë nuk bëj të tilla”, ishin fjalët e ashpra të Ronaldos që kaluan plotësisht në plan të dytë festën për titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"