Ronaldo nuk i mjafton Juves për Champions-in, ja krahasimi me skuadrat që kanë fituar në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 31, 2018 | 22:01

Ronaldo nuk i mjafton Juves për Champions-in, ja krahasimi me skuadrat që kanë fituar në Europë

Pas shtatë vjetësh do minim në kampi onatin vendës dhe dy herë në finalen e Champions-it, që nuk arritën ta fitonin, Juvja po mundohet të ringrihet sërish në majën e futbollit botëror. Pyetja shtrohet nëse është ky Juventusi më i fortë në histori? Diçka e tillë po diskutohet nga të gjithë tifozët bardhezinj, që tani janë përfshirë në “Ronaldo mania”.

C_29_fotogallery_1022550__ImageGallery__imageGalleryItem_13_image-1024x683

Në fakt, juventinëve nuk u ngelet gjë tjetër, përveçse të qepin trofeun e Champions-it në gjoksin e tyre. Një obsesion që ka vite që zotëron në Torino. Por lojtarët që kanë arritur ta fitojnë trofeun me fanellën bardhezi kanë qenë në vitet e arta 1985 dhe 1996. Po edhe në kohën e Çarls-Siviori-Bonipietri Juvja nuk arriti të fitonte trofeun e madh. Tani me ardhjen e CR7-ës, të gjithë sytë janë tek ai. A do të jetë ai Platini i ardhshëm dhe kjo jo në nivelin e krahasimit në lojë me legjendën franceze, por me arritjet e tij në Torino. Apo t’iu ngjajë luftëtarëve të Lipit? Kjo përgjigje duhet të vijë shpejt nga padroni i ri i Torinos.

Capture

DREJT LEGJENDAVE

Është e vështirë të krahasosh epokat, por nëse luan me zemër, ke disa të përbashkëta me heronjtë e viteve të kaluara. “Ne kemi fituar trofeun, ata janë në kërkim të tij, ne kemi shkruar histori dhe ata duhet ta bëjnë ende. Ata në fuqi janë Juventusi më i mirë, por duhen fakte për ta konfirmuar”, thonë të dy në një zë Serxhio Brio, kampion i Europës me Juventusin në 1985 dhe Toriçeli, fitues në 1996. Të dy formacionet e atyre skuadrave kanë qenë unikë në llojin e tyre, edhe pse të ndryshëm në varësi të kohës që luanin. “Ne në çdo pozicion kishim lojtarët më të mirë”, u shpreh Brio.

“Kjo nuk është një legjendë, Alegri mund të arrijë të njëjtën gjë në këtë sezon, por ne ishim ndoshta më të gatshëm për të arritur qëllimin tonë. Kristiano quhej atëherë Mishel (Platini), të mos e harrojmë këtë gjë”. Ndërkohë, titulli i dytë u fitua ndryshe. Skuadra ishte shumë e karkikuar dhe dominoi Europën bindshëm. “Nuk ishim të sigurt nëse ishim më mirë se kundërshtari, por shpirti i asaj skuadre ishte i rrallë. Nuk e kisha parë më parë atë gjë”, u shpreh Toriçeli. Një tjetër ish-kampion i 1996 kujton: “Mbaj mend që Viali na udhëhoqi dhe ne fituam, shoh një përkushtim të njëjtë te djemtë e sotëm”. Ndërkohë, Brio shton: “Ronaldo i vetëm nuk do të mjaftojë për të fituar Champions-in, drejtuesit duhet të mbajnë Higuainin që ai të luajë së bashku me Dibalan. Nuk do të riktheja Bonuçin, klubi duhet të tregojë respekt për tifozët, ata janë shpirti i kësaj skuadre”.

Capture1

RECETA

“Ndoshta nuk është ajo çfarë duhet të bëjmë ndryshe, por ajo që duhet të bëjmë njësoj për të arritur te suksesi”, u shpreh një tjetër ish-lojtar juventin, Stefano Takoni. “As Platitni dhe as Del Piero nuk e fituan trofeun të vetëm. Dhe Ronaldo nuk do t’ia arrijë ta bëjë i vetëm. Duhet të luftosh dhe të luftosh, edhe pse ke lojtarët më të mirë në botë. Nuk e di nëse ky Juventus do të jetë më i miri në Botë por e sigurt është që tani është një ndër më të mirët në Europë dhe skuadrat e tjera e dinë këtë gjë”. Dhe Di Livio ka recetën sesi mund ta bësh për vete kupën me veshë të mëdhenj.

Capture2

“Ronaldo është i vetmi lojtar që mund të sjellë trofeun në Torino. Ai mund të largojë dëshpërimin dhe të rigjejë atë pak fat që i ka munguar skuadrës në vitet e fundit në kompeticionet europiane”. Juvja nuk ka arritur të fitojë në dy finalet në 10 vitet e fundit në Champions. E para ndaj Barcelonës, ku bardhezinjtë u mundën me rezultatin 1-3 në 6 qershor të vitit 2015 në Berlin dhe e dyta në vitin 2017 ndaj Realit në Belfast në vitin 2017. Kujtojmë që skuadra e fundit italiane që ka fituar trofeun është Interi në vitin 2010, zikaltrit mundën Bajernin 2-0 me golat e Militos duke shkruar histori, pasi ishte ekipi i parë në Itali që fiton tripletën. Një synim që Juventusi nuk arriti ta realizonte në vitet e fundit, por që mund të bëhet realitet tani që të gjitha rrugët të çojnë në Torino dhe ai i Champions-it.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"