Ronaldo nuk është i pazëvendësueshëm, ja 8 lojtarët që Sarri nuk i ka larguar asnjëherë nga fusha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2019 | 20:12

Ronaldo nuk është i pazëvendësueshëm, ja 8 lojtarët që Sarri nuk i ka larguar asnjëherë nga fusha

Zëvendësimi i Ronaldos në minutën e 55’ ndaj Milanit, vazhdon të diskutohet ende, kjo për shkak të nervozizmit që tregoi portugezi pas zëvendësimit.Ronaldo555

Tetë janë lojtarët të cilët nuk janë zëvendësuar asnjëherë nga Sarri këtë sezon, dhe sigurisht Ronaldo nuk bën pjesë aty. Dy portierët, Shezni dhe Bufon, nuk janë zëvendësuar asnjëherë, kjo edhe për faktin se ata janë në portë.

Bonuçi ka luajtur në të 16-të ndeshjet e këtij sezoni nga minuta e parë, dhe nuk është larguar asnjëherë brenda 90 minutëshit. Njëjtë si ai është edhe De Ligt me Aleks Sandron dhe Kuadradon, të cilët nuk janë zëvendësuar kurrë, dhe kanë marrë një rol të rëndësishëm në ekip.

Gjithashtu edhe Demiral me Ruganin nuk janë zëvendësuar asnjëherë, ndonëse kanë luajtur shumë pak me bardhezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"