Ronaldo në ngërç, “magjistari” portugez zbulon arsyen: Gjërat mund të përkeqësohen, e keqja vjen nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 10:32

Ronaldo në ngërç, “magjistari” portugez zbulon arsyen: Gjërat mund të përkeqësohen, e keqja vjen nga…

Ronaldo nuk po arrin të gjej formën e tij te Juventus. Ai nuk ka shënuar ende dhe të gjithë janë shqetësuar për këtë, pasi portugezi është nga ata futbollistë që i ka mësuar tifozët me egon e tij për të ndalur topin në rrjetë.

ronaldo

Nga Portugalia vjen një zgjidhje për këtë ngërç. Magjistari i njohur me emrin Fafe paralajmëron se nëna e Ronaldos, Dolores Aveiro është ajo që po ndikon padashje te i biri.

412912_TS_08-09-18_6215261920_

“Udhëzimet natyrore e tregojnë se ai është shkurajuar. Nëna e tij, që e mbron shumë, përfundon duke e dëmtuar pa dashje. Nëna nuk mund të përfshihet gjithmonë në zgjedhjet e fëmijës. Shpirtërisht ajo e dobëson atë. Ajo do ta bëjë të bjerë. Parashikoj se gjërat do të përkeqësohen” u shpreh magjistari Fefe. Ai është i njohur në mediat spanjolle se pretendoi se po përpiqej të neutralizonte efektet e një magjie të zezë. Ai madje pretendon se ka folur me Florentino Pereze për ti shpjeguar në atë kohë se Ronaldos i kanë bërë magji.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"