Ronaldo-Morata, statistikat e frikshme të dyshes së Juventusit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 23:35

Ronaldo-Morata, statistikat e frikshme të dyshes së Juventusit

Alvaro Morata rigjen Andrea Pirlon te Juventusi (ndonëse jo vetëm), por edhe Kristiano Ronaldon, pas eksperiencës së tyre te Reali i Madridit. Pa dyshim që ky ritakim, duke parë se edhe që të dy lojtarët në fjalë janë sulmues, duket një ogur i mirë, në pritje për të parë Kristianon dhe Alvaron së bashku në fushë.

Ronaldo-Morata

Dhe ashtu siç sjell në vëmendje rrjeti “Sky Sport”, dy sulmuesit bardhezinj numërojnë 62 ndeshje me madrilenët, ku bilanci është më shumë sesa pozitiv: 45 fitore, 11 barazime dhe vetëm 6 humbje. Sa herë që Kristiano Ronaldo dhe Alvaro Morata kanë luajtur përkrah njëri-tjetrit në fushën e lojës, Reali në rastin konkret i ka fituar të gjitha takimet (10 nga 10), duke nënvizuar se të dy së bashku kanë shkëmbyer edhe 4 asiste për gol.

Madje, ndeshja e fundit që jashtëtokësori portugez dhe bomberi spanjoll kanë luajtur së bashku ka qenë pikërisht kundër Juventusit, në finalen e Ligës së Kampioneve në vitin 2017 (e fituar 4-1 nga Reali i Madridit), ndonëse 27- vjeçari u aktivizua vetëm për 6 minuta. Gjithsesi, nga sot e në vazhdim, Ronaldo dhe Morata do luftojnë edhe njëherë tjetër krah për krah, por për ngjyrat e “Zonjës së Vjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"