“Ronaldo më tha se ndihet mirë, uroj të mos luajë nesër”, Pjaniç: Krenar që kam luajtur me të dhe Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 20:41

“Ronaldo më tha se ndihet mirë, uroj të mos luajë nesër”, Pjaniç: Krenar që kam luajtur me të dhe Mesin

Futbollisti i Barcelonës Miralem Pjaniç nuk i ka fshehur emocionet e rikthimit në Torino, por këtë herë si kundërshtar i Juventusit. Përpara ballafaqimit të shumëpritur ditën e nesërme, mesfushori boshnjak tregoi bisedat me dy superyjet e skuadrave Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesit.
RUIZ6158-min

Ish-lojtari juventin shtoi nëse portugezi nuk do të jetë nesër në fushë, do të jetë diçka pozitive për ta katalanasit. Ai e konsideroi Mesin “jashtëtokësor”, ndërsa u shpreh se i ka treguar sesa ekip i fortë është “Zonja e Vjetër”.

“Rikthimi në Torino – Jam shumë i gëzuar që jam kthyer në këtë qytet ku kam patur kujtime të mrekullueshme. Kam takuar shumë njerëz me të cilët kam punuar për shumë vite. Të mos harrojmë nesër kemi ndeshje dhe unë jam kundërshtar, por i dua të gjithë.

Kristiano Ronaldo – Do ta shohim nesër nëse do të jetë në fushë. Kam biseduar me të dhe më ka thënë se ndihet mirë. Të shpresojmë që të dalë negativ në testin e COVID-19 për të mirën dhe të gjithëve. Nëse nuk është në fushë, është diçka e mirë për ne.

Lionel Mesi – I tregova Mesit se çfarë klubi është Juventusi duke i thënë fjalë të mira. Po përgatitemi për nesër. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje të madhe kundër një rivali të fortë. I thashë se çfarë klubi i madh është Juvja.

Dallimi mes të dyve – Të dy janë lojtarë fenomenalë. Mesi ngjan si jashtëtokësor. Ai bën gjëra të jashtëzakonshme kur ka topin në këmbë. Mund të them fjalë të mira dhe për Kristiano Ronaldon. Të dy do të mbahen mend gjatë si ndër lojtarët më të fortë në histori dhe për mua ka qenë një kënaqësi që kam lujtuar në krah të të dyve”, deklaroi Miralem Pjaniç para ndeshjes Juventus-Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"