Ronaldo më i paguari në botë, Nejmar dhe Mesi e ndjekin. Ja lista e pasanikëve të fushës për sezonin aktual

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Gusht 15, 2020 | 12:10


Ronaldo më i paguari në botë, Nejmar dhe Mesi e ndjekin. Ja lista e pasanikëve të fushës për sezonin aktual

Kristiano Ronaldo, edhe pse i nisi më shpejt seç shpresonte pushimet e tij, pas eliminimit nga Lioni, mbetet gjithsesi futbollisti më i paguar i globit, edhe për sezonin 2019-2020.

Ronaldo

Këtë e konfirmon e përditshmja prestigjioze “France Football”, e cila ka listuar renditjen e futbollistëve më të paguar në Europë, që janë njëkohësisht edhe të globit, ku ai që kryeson është juventini me 756.8 mijë euro në javë.

I dyti është asi i PSG-së, Nejmar, me 660 mijë euro në javë, ndërsa në shkallën e fundit të podiumit qëndron fenomeni i Barcelonës, Lionel Mesi.

mESI

Ndërkohë, lista vazhdon edhe me kampionë të tjerë si Andres Iniesta, i cili edhe pse vendosi të tërhiqet, në kontratën e fundit me japonezët e Kobes fitonte 467.5 mijë euro në javë, e kështu me radhë, Hazard, Mbape, Levandovski e deri te Sterling. Dhjetëshja më pasanike e futbollit vijon në tabelë…




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com