Ronaldo: Më habit opinioni i tifozëve, duhet t’ua vërtetoj në çdo ndeshje se kush jam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2017 | 15:27

Ronaldo: Më habit opinioni i tifozëve, duhet t’ua vërtetoj në çdo ndeshje se kush jam

Kristiano Ronaldo u është përgjigjur në mënyrën më të mirë kritikave të marra së fundmi për mungesën e golit në ndeshjet e para të këtij sezoni. Ai ka shënuar dopietë në takimin e djeshëm ndaj Borusias së Dortmundit në Ligën e Kampioneve.

ronaldo

“Duket sikur duhet të tregoj në çdo ndeshje se kush jam, më habit opinioni i publikut në lidhje me mua. Edhe njëherë tjetër numrat flasin vetë. Jam shumë i lumtur për ndeshjen time të 400-të dhe nuk e di se sa gola, ata që flasin për mua e dinë më mirë. Çdo gjë është normale, kur jam mirë dhe më jepet mundësia, shënoj. Ndonjëherë portieri më ndalon, por ky është futbolli”, tha portugezi pas ndeshjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"