Ronaldo kundër tabusë, “San Siro” është një makth

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2018 | 9:20

Ronaldo kundër tabusë, “San Siro” është një makth

Nga goli i parë si profesionist me bluzën e Sportingut, tek i fundit, fantastik ndaj Junajtid, kanë kaluar plot 16 vite. Kristiano Ronaldo në karrierë ka goditur portën rivale 666 herë (684 nëse merren edhe golat me kombëtaret e moshave), ndërsa me bluzën e Juves po vazhdon që të bëjë atë që ka bërë gjithmonë, gola…

ronaldo527

Në Itali, e gjithë vëmendja është tek ai, por për yllin e bardhezinjve ka edhe një tabu për t’u thyer, të cilën do të tentojë ta bëjë sot, kundër Milanit. Pikërisht kështu, sepse në stadiumin “San Siro”, ai nuk ka shënuar kurrë. Po, Milanin e ka goditur dy herë në karrierë, por jo në stadiumin e tyre. Me kuqezinjtë, në “San Siro” ai është përballur tri herë dhe një herë tjetër me Interin, por ka mbetur “thatë”. E para daton në vitin 2005, kur Milani mposhti Mançester Junajtid të CR7, si në Milano, ashtu sikurse në “Old Trafford”; në vitin 2007 “Djalli” përmbyste në shtëpi 3-0 humbjen e pësuar në Angli, ndërsa në 2010-ën, Ronaldo me bluzën e Realit barazoi 2-2 me Milanin, por pa shënuar.

Ndërsa me Interin, në vitin 2008, Ronaldo dhe Junajtid barazonin pa gola. Por, akoma më shumë, edhe në vitin 2016, në finalen e Champions-it të luajtur në “San Siro” kundër Atletikos, Ronaldo agjëroi për 120 minuta, ndërsa të vetmin gol në rrjetë e dërgoi nga lotaria e penalltive, por që nuk vlen statistikisht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"