Ronaldo kërkon shtëpi në Torino, pishinë, “spa” dhe 7 dhoma gjumi. Mund të ketë fqinj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 23:10

Ronaldo kërkon shtëpi në Torino, pishinë, “spa” dhe 7 dhoma gjumi. Mund të ketë fqinj…

Kristiano Ronaldo ka jetuar në luksin e hoteleve në 48 orët e para torineze, por ndërkohë ka pajtuar disa agjenci imobiliare për të plotësuar kërkesat luksoze personale, por edhe të familjarëve të tij. Ndërsa ai pret që të niset në drejtim të Kinës, për çështje marketingu, si rrjedhojë e kontratave të shumta sponsorizuese që ka, kthimi në Itali do ta mirëpresë në “pallatin e ri mbretëror”, sepse indiciet e para duket se janë të qarta.

ronaldo.villa.torino.gallery.1080x648

Kristiano Ronaldo është interesuar për shtëpinë torineze, që gjatë periudhës që ishte me pushime në Greqi, por ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e para të asaj që mund të jetë rezidenca e tij e ardhshme. Ylli portugez pritet që të jetojë në zonën e Mandrias, një provincë e gjelbëruar, një park natyror fantastik, brenda së cilës ekziston edhe një kompleks luksoz vilash, ku shumica e pronarëve bëjnë “tifozllëk” për Juventusin.

Brenda një muri rrethues prej 30 kilometrash, ekziston një shtëpi përrallore, e cila në 600 metra katrorë banimi dhe 3000 metra kopsht, plotësojnë gjithashtu kërkesat “jetike” që 33-vjeçari kishte kërkuar: një pishinë gjigante, “spa” brenda shtëpisë dhe të paktën 7 dhoma gjumi, për familjen e gjerë që Ronaldo ka. Media italiane madje ka arritur që të gjejë edhe një pamje të ambienteve që përflitet se mund jetë shtëpia e re e Kristianos, por interesant është fakti që nëse sulmuesi do të vendosë përfundimisht që të jetojë në Mandria dhe në rezidencën në fjalë, ai do të ketë si fqinj Andrea Anjeli, gjithashtu mamanë e presidentit të tij, Alegra Anjeli, por edhe zëvendëspresidentin Pavel Nedved.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"