“Ronaldo ka probleme me Sarrin”, Kasano komenton Juven: Bufon të luajë titullar, Shezni lojtar stoli. Gafën e bëri… De Ligt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 13:20

“Ronaldo ka probleme me Sarrin”, Kasano komenton Juven: Bufon të luajë titullar, Shezni lojtar stoli. Gafën e bëri… De Ligt

Juventusi u ndal nga Sasuolo ditën e djeshme, dhe një koment për ekipin bardhezi e ka dhënë edhe ish-lojtari i Interit, Antonio Kasano, i ftuar në studion e “Tiki Taka”.

Kasano

Ai u shpreh se mes Sarrit dhe Ronaldos ka një problem që trazon ambientin bardhezi, por gjithsesi klubi mund ta sheshojë.

“Mendoj se Ronaldo ka një problem të madh me Sarrin. Gjithçka mes  tyre ka filluar pas dy ndërrimeve të njëpasnjëshme të portugezit. Një lojtar si ai, e irriton diçka e tillë. Për mendimin tim, mes tyre ka një problem, por Juventusi është një ekip aq i fortë sa t’i mbajë në shina.” – u shpreh Kasano.

Ndërkohë, italiani komentoi edhe çështjen e portës tek Juvja: “Është fakt se Bufon duhet të luajë, sepse është më i zoti se Shezni. Tek Arsenali, ai gjithmonë ka qenë në stoldhe ishte zëvendësues. Tek Roma bëri një vit të mirë, ndërsa tani te Juvja është vetëm sezoni i parë si titullar. Gjtihsesi, edhe para gabimit të Xhixhit tek goli, duhet thën se De Ligt bëri një tjetër budallallëk”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"