Ronaldo ka humbur shënjestrën, por shifrat nuk e trembin Juven

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 3, 2018 | 19:16

Ronaldo ka humbur shënjestrën, por shifrat nuk e trembin Juven

Çfarë po i ndodh “jashtëtokë- sorit”? Mungesa e golit të Kristiano Ronaldos i ka befasuar tifozët e Juventusit, por jo vetëm. Ata prisnin spektaklin e portugezit me fanellën bardhezi. Por, në mënyrë surprizuese 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka arritur ende të zhbllokohet.

ronaldo

Në fakt ka provuar me të gjitha mënyrat, por ende nuk ia ka dalë. Mjafton të mendosh që Ronaldo është juventini me më shumë goditje në portat kundërshtare, plot 23 të tilla në 3 ndeshje. Nëntë herë ai goditi në portën e Sorrentinos në “Bentegodi”, 8 herë u përplas me murin Strakosha dhe 6 herë tentoi të kalonte pengesën Sepe. Megjithatë, goli i parë italian nuk ka ardhur ende. Por, asgjë për t’u shqetësuar. Karriera e Ronaldos është aty dhe na tregon se nuk ka asgjë për t’u alarmuar.

NISJE E LEHTË- Nuk është hera e parë që Kristiano Ronaldo e vonon takimin me rrjetën. Për shumë aspekte mund të themi se portugezi është një si motor nafte, i duhet pak kohë që të “ngrohet”. Që nga koha kur zbarkoi në Mançester në verën e vitit 2003, fenomeni luzitan është zhbllokuar shumë shpejt vetëm 1 herë në 5 raste. Për t’u theksuar është vetëm tripleta e tij në vitin 2012 kundër Real Zaragozës. Për pjesën tjetër, në përgjithësi nisja e sezonit për Ronaldon nuk është kurrë e shkëlqyer, madje as në vitet më të mira të karrierës. Në vitin 2007-2008 në sezonin e parë kur ka luajtur në Ligën e Kampionëve, 3 ndeshjet e para regjistruan një 0 në listën e statistikave për golashënuesit. E njëjta gjë edhe për sezonin 2010-2011 dhe në vitin e fundit me Realin. Në katër ndeshje, Ronaldo ka gjetur rrjetën në 3 ndeshjet e para vetëm një herë, por pa pasur kurrë vazhdimësinë në sfidat e ardhshme.

DIFERENCAT- Duhet thënë se Ronaldo nuk është tipi i lojtarit që kushtëzohet shumë nga emocionet debutuese. Pavarësisht se në 3 ndeshjet e para me bardhezinjtë nuk ka arritur objektivin personal, në debutimin me Realin ka regjistruar 1 gol në 3 ndeshjet e para. Diçka shumë pozitive dhe shifër e kënaqshme për numrin 7. Të mendosh që ai ka shënuar vetëm 1 herë gjatë karrierës në 3 ndeshjet hapëse radhazi, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Për të parë shkëlqimin e Ronaldos duhet të presim. Tifozët e Juventusit nuk duhet ta humbasin kurrë besimin dhe ta duan në heshtje. Sepse në Serinë A skuadrat mbrohen shumë dhe lojtarët e kanë vënë nën shënjestër yllin portugez. Për më tepër, ai po pret që të fillojë Liga e Kampioneve, sepse aty është habitati i preferuar, ku Kristiano jep më të mirën. Goli i parë i Ronaldos është thjesht çështje kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"