Ronaldo: Ju tregoj si ndihem për rikthimin në Mançester. Akuzat për përdhunim?! E rëndësishme është që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2018 | 23:17

Ronaldo: Ju tregoj si ndihem për rikthimin në Mançester. Akuzat për përdhunim?! E rëndësishme është që…

Ditën e nesërme në stadiumin “Old Trafford” do të rikthehet Kristiano Ronaldo i cili ka luajtur për skuadrën e Mançester Junajtid, por tani kthehet si një kundërshtar. Ai ditën e nesërme do të përfaqësojë fanellën e bardhezinjve të Juventusit, ndërsa në konferencën për shtyp ai është shprehur:

775192954_VP__Cri_6A779F0337FB3FF47DF9428122ECA560.variant1400x787

Ronaldo, a ndiheni viktimë e një komploti?

Jo, mendoj për Juventusin, mendoj për atë që duhet të bëj në fushë.

Pas tre muajsh të Juventusi, a mendoni se ky Juventus është në nivelin e Real Madridit?

Kam bërë një udhëtim të gjatë me Realin dhe tani jam i lumtur të luaj në Juventus, ashtu siç isha kur luaja në Mançester. E konsideroj veten një njeri të lumtur dhe me fat.

Çfarë skuadre do të jetë Juventusi nesër?

Juventusi është një skuadër e fortë dhe unë mendoj se do të jetë një performancë e mirë dhe do të fitojë Juventusi, me gjithë respektin për Mançesterin, i cili është një ekip i shkëlqyer.

I emocionuar për rikthimin tënd në Old Trafford?

I emocionuar po, sepse këtu kam kaluar kohë të mrekullueshme dhe jam shumë i lumtur që jam rikthyer.

Çfarë mendoni për krizën e Real Madridit?

Mendoj për Juventusin, jo për atë që ndodh në Madrid. Unë me të vërtetë kam në mendje vetëm Juventusin.

Jeta te Juventusi?

Dy muajt e mi të fundit te Juve kanë qenë fantastikë. Çdo gjë ka shkuar mirë. Edhe përshtatja ime ka shkuar mirë. Çmimet nuk tregojnë gjithçka. Nuk është një problem.

Ndeshja me Junajtid?

Në do të përballemi me një skuadër të mirë që luan në shtëpi. Do të jetë e vështirë për ne, por ne i kemi recetat. Ne jemi Juve. Nëse ne luajë mirë dhe në mënyrën që do trajneri unë e di që do të kemi shanse të mira për ta fituar këtë ndeshje.

Kujtimet te Junajtid?

Fitova shumë trofe këtu, Kupa, Liga, Champions League dhe unë e kujtoj mbështetjen shumë mirë. Mbështetja e tifozëve ka qenë fantastike. Ferguson është një njeri që nuk do e harroj kurrë, dhe dua të shpreh falënderimet e mira për të.

Akuzat për përdhunim?

Unë jam një njeri i lumtur. Ne e deklaruam dy javë më parë. Nuk do të gënjej. Avokatët e mi janë konfident dhe unë gjithashtu. Gjëja më e rëndësishme është të shijoj futbollin dhe jetën. E vërtetë do të vijë gjithmonë e para.

Herën e fundit që i shënove gol Junajtid nuk festove. A do të festosh po shënove nesër?

Ashtu si herën e fundit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"