“Ronaldo i fiksuar me palestrën, vinte gjithmonë më herët. Mesin nuk e pashë kurrë aty”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2018 | 11:01

“Ronaldo i fiksuar me palestrën, vinte gjithmonë më herët. Mesin nuk e pashë kurrë aty”

Karlos Tevez ka luajtur me të dy: me Kristiano Ronaldon te Junajtid dhe Mesin tek Argjentina. Tani ishsulmuesi i krahason dy kampionët. “Kristiano është i fiksuar. Ndalej gjithnjë në palestër pas stërvitjes dhe për të qenë më i miri në gjithçka mbërrinte më herët çdo ditë.

tevez ronaldo

Vinte dhe më pyeste: ‘Si t’ia bëj që t’ia hedh këtij tipit?’ Kur stërvitja ishte në orën 9 të mëngjesit ai vinte në 8. Edhe në 7:30 ai ishte atje. Një herë shkova që në 6 dhe ai ishte gjysmë i përgjumur, por ishte përsëri atje”, thotë Apashi, që për Mesin shton: “Nuk e pashë kurrë në palestër. Nuk e pashë kurrë as të bënte ushtrime teknike. Atij i vjen e gjitha natyralisht, por punoi shumë me penalltitë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"