Ronaldo i 2018-s është një “përbindësh”: Nuk krahasohem me asnjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 18, 2018 | 20:09

Ronaldo i 2018-s është një “përbindësh”: Nuk krahasohem me asnjë

Kristiano Ronaldo i fazës së dytë është shumë ndryshe nga ai i fazës së parë. Më shumë gola dhe më pak goditje. Diçka që do të thotë se portugezi ka përmirësuar shënjestrën e tij në fazën e dytë. Fillimi i sezonit për të ishte shumë i vështirë, pasi u pezullua për 5 ndeshje pasi shtyu arbitrin e Superkupës së Spanjës dhe kjo bëri që portugezi të vuante. Megjithatë, ndeshjet e mira nga ana e tij dhe e Realit nuk munguan në pjesën e parë të sezonit, por goditjet e tij nuk shkonin në kuadrat.

Ronaldo

Këtë fazë, ylli portugez ka përmirë- suar ndjeshëm “shënjestrën” e tij dhe i duhen shumë pak goditje për të shënuar një gol. Me 3.6 tentativa për ndeshje, ai arrin të shënojë, ndërsa në fazën e parë i duheshin afro 24 goditje. Por, momenti i tij pozitiv lidhet edhe me faktin që e gjithë skuadra ka një rritje në lojë dhe ka gjetur mekanizmat e duhur për të funksionuar ashtu siç duhet. Ronaldo dhe Reali u zgjuan shumë vonë dhe për këtë fakt, distanca me Barcelonën është shumë e madhe. “Galaktikët” i kanë thënë lamtumirë titullit kampion dhe objektivi i vetëm tani është Champions-i.

Nuk krahasohem- Kristiano Ronaldo ka tërbuar fansat e Mesit, duke thënë se është i pakrahasueshëm. Në një reklamë për këpucët e tij, portugezi thotë: Unë jam Kristiano Ronaldo dhe nuk krahasohem me asnjë. Kam arritur gjithçka në jetë falë përkushtimit tim dhe punës së palodhur. E dija që do të bëhesha futbollist, por jo që do të prekja majat.

Capture

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"