Ronaldo humb apelimin e pezullimit: E pakuptimtë, por nuk do më rrëzoni kurrë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 22:07

Ronaldo humb apelimin e pezullimit: E pakuptimtë, por nuk do më rrëzoni kurrë!

Arbitrazhi Sportiv në Spanjë ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e Real Madrid për të ulur dënimin prej 5 ndeshjesh pezullim të Kristiano Ronaldos. Situata sigurisht që ka lënë të pakënaqur portugezin, i cili nëpërmjet rrjeteve sociale ka lëshuar shigjetën e radhës.

ronaldo

“Një tjetër vendim i pakuptimtë. Nga padrejtësia në padrejtësi, por nuk do të më rrëzojnë kurrë. Dhe si gjithmonë do të kthehem më i fortë. Faleminderit të gjithë atyre që më kanë mbështetur”, ishin fjalët e portugezit.

sdfsdfsdfd

Për lojtarin mbeten edhe tre ndeshje pezullim, pasi ka shlyer 2 nga ndeshjet e dënimit fillestar prej 5 të tillave pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"