Ronaldo Fenomeni i rikthehet futbollit, braziliani pranë blerjes së ekipit të njohur spanjoll

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2018 | 18:54

Ronaldo Fenomeni i rikthehet futbollit, braziliani pranë blerjes së ekipit të njohur spanjoll

Ronaldo fenomeni duket se do i rikthehet sërish futbollit, por këtë herë jo më në fushën e lojës, por si sipërmarrës. Siç raportojnë mediat braziliane, ish-sulmuesi i Brazilit po investon për blerjen e ekipit të Vajadolidit, që për momentin po luan në ndeshjet “play-off” për të siguruar ngjitjen në La Liga.

ronaldo fenomeni

Në Brazil thonë se bisedimet janë në një fazë të avancuar, dhe ky operacion mund të konkretizohet për shifrën e 30 milionë eurove. Në parim, ka një akord mes “fenomenit” dhe Karlos Suarez, aksionerit aktual që ka shumicën e aksioneve tek Vajadolidi.

Për Ronaldon, kjo do të ishte eksperienca e dytë në drejtimin e një klubi, pas asaj të përkohshme në Shtetet e Bashkuara me Fort Lauderdale Strikers, klub ku ishte aksioner nga viti 2014 në vitin 2017, duke zotëruar 25% të aksioneve.

Në janar, ish-ylli brazilian njoftoi në Folha de Sao Paulo synimin e tij për të blerë një klub në Spanjë apo Angli, aq sa nisi edhe tratativat për blerjen e shumicës së aksioneve te Getafe dhe Tenerife. Por, me dështimin e këtyre tratativave, thashetheme lindën për interesimin e tij për një klub kinez, edhe pse ai vet duket se nuk dëshiron të lëvizë nga Spanja.

“Kam dëshirë të shijoj një eksperiencë të re dhe besoj se jam gati të udhëheq një klub”, do të shprehej në janar Ronaldo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"