“Ronaldo është një makinë lufte”, Bonuçi: Kur flet me Sarrin e kupton se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2020 | 12:15

“Ronaldo është një makinë lufte”, Bonuçi: Kur flet me Sarrin e kupton se…

Juventusi do të luajë nesër në mbrëmje, ndeshjen e vajtjes me Lionin, e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Fitorja për bardhezinjtë është kusht dhe duhet të tregojnë me lojën e tyre që janë gati t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.

bonucci_1145159Photogallery

Në një intervistë të dhënë për “L’Equipe”, Bonuçi ka folur pë këtë takim dhe jo vetëm.

“Si fillim do të ishte mirë të shënonim që të jemi në pozitë më të favorshme në ndeshjen e kthimit. Ata kanë një stadium me shumë zhurmë dhe futbollistë të rinj që duan të paraqiten mirë ndaj Juventusit. Ata kanë një trajneri si Rudi Garsia që ka punuar në Itali dhe e di si përgatiten këto ndeshje. Ndeshjet në Ligën e Kampionëve janë të veçanta, cilësia e skuadrave është e lartë”, shprehet Bonuçi.

Më tej ai shton: “Sarri më ka surprizuar për inteligjencën njerëzore dhe për atë të futbollit. Kur flet me të e kupton se ka arritur te Juventusi pas një rrugëtimi të gjatë. Është një nga ata trajnerë që dinë të përmirësojnë skuadrën e tij. Por, te ne është një tjetër kontekst, sepse ka shumë presion, se ekipet e tjera”.

Për Ronaldon, qendërmbrojtësi i bardhezinjve thotë: “Një lojtar i jashtëzakonshëm për teknikën dhe këmbënguljen. Një makinë lufte. Duke qenë në Torino, besoj se të gjithë, duke e vëzhguar atë çdo ditë në stërvitje, kanë marrë diçka për ta përmirësuar atë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"