“Ronaldo është idhulli im”, intervista speciale e Uzunit për “AS”: Ngjitemi direkt në La Liga, shpresoj të shpallem golashënuesi më i mirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2023 | 21:12

“Ronaldo është idhulli im”, intervista speciale e Uzunit për “AS”: Ngjitemi direkt në La Liga, shpresoj të shpallem golashënuesi më i mirë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Myrto Uzuni është shndërruar në futbollistin kryesor te Granada. Ky sezon ka qenë tejet pozitiv për beratasi pasi në 34 ndeshje, ai ka gjetur rrugën e rrjetës plot 21 herë. nv

Në një intervistë për median spanjolle “AS”, shqiptari ka folur për ngjiten e Granadës në La Liga si dhe për Lionel Mesin dhe Kristiano Ronaldon.

“Granada kërkon gjithmonë fitoren në të gjitha ndeshjet, por nuk është e lehtë. Duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të shikojmë nga e ardhmja. Në futboll, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç duam ne, duhet të përmirësohemi. Ne do të ngjitemi direkt, nuk ka dyshim. Nuk jam nervoz, golat do të vijnë, e di aftësinë dhe cilësinë time, jam i sigurt se do të shënoj më shumë gola në ndeshjet e ardhshme.

Unë gjithmonë dua më shumë, do të vazhdoj të punoj dhe shpresoj shumë që të shpallem golashënuesi më i mirë këtë sezon. Në Granada ndihem si në shtëpinë time, njerëzit më duan dhe ky ekip më dha mundësinë për të përmbushur ëndrrën time. Gjithmonë kam parë Mesin dhe Ronaldon që kanë luajtur në La Liga, Kristiano është idhulli im. Sakrifica që bëjnë tifozët është e pabesueshme, janë më të mirët që kam parë ndonjëherë. Në shtëpi nuk kemi humbur sepse kemi tifozët tanë. Më vjen mirë që vijnë në Vitoria për të na brohoritur, këtu njerëzit jetojnë për futbollin”, deklaroi Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"