Ronaldo e pranon: Kam nisur të “plakem”, duhet të kursehem

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 14:55

Ronaldo e pranon: Kam nisur të “plakem”, duhet të kursehem

Në një intervistë në lidhje me profesionalizmin dhe procesin e plakjes, Kristiano Ronaldo përsëriti ambicien e tij për të qëndruar sa më gjatë në piedestalin e më të mirëve të futbollit botëror edhe për disa vite të tjera.

Ronaldo

Tanimë 33 vjeç, ylli i Realit flet për nivelin që ka arritur në këtë lojë dhe shpresën dhe ëndrrën për të luajtur në nivelin më të lartë edhe për shumë vite të tjera, duke treguar se nuk ka kufij fizikë. “Unë kam një ambicie, jam shumë ambicioz”, tha portugezi për revistën “GQ” versioni italian.

ËNDRRA – “Mendoj se çdokush duhet të ndjekë ëndrrat e tij. Unë ndoqa timen dhe dua të vazhdoj ta bëj, të përmirësohem ende dhe të arrij më shumë. Në nivelin personal ky është një moment fantastik. Fëmijët e mi po rriten, unë ndihem shumë i lumtur me jetën që kam.

ronaldo

Në nivelin profesional kalova dy vite shumë të suksesshme, në të cilat fitova trofe me klubin dhe kombëtaren dhe ndiej se mund të ruaj nivelin më të lartë për vitet që do të vijnë”.

LIMITET FIZIKE – Por, Kristiano pranon se trupi ia ka dhënë sinjalet dhe paralajmë- rimet e para se ka nevojë të kursehet dhe ai është gati që ta bëjë një gjë të tillë për të zgjatur vitet e karrierës. “Jeta është një sfidë e vazhdueshme nga çdo pikëpamje”, shtoi sulmuesi. “Është shumë interesante, veçanërisht për një sportist.

ronaldo

Unë përpiqem që të jem fizikisht në nivelin maksimal sepse është tepër e rëndësishme për profesionin tim. Duhet të jem 100% dhe ta marr shumë seriozisht. Tani nuk bëj më të njëjtat gjëra që bëja dhjetë vite më parë. Për ta mbajtur veten në këtë nivel, duhet të bësh natyrisht sakrifica.

Unë nuk mund të bëj më gjëra të caktuara. Sigurisht që nuk mund të bëj më gjëra që bëja kur isha 20 vjeç. Duhet të gjejmë gjithnjë një ekuilibër. Sepse tani edhe detajet më të vogla bëjnë diferencën”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"