Ronaldo: E parandjeva, i kërkova Zidanit penalltinë e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2016 | 10:38

Ronaldo: E parandjeva, i kërkova Zidanit penalltinë e fundit

Shtrëngoi dhëmbët për të qenë pjesë e finales dhe në fund ia vlejti, sepse e mbylli atë me lavdi. Kristiano Ronaldo u tregoi të gjithëve se mbetet ende një nga më të mirët e kësaj loje, edhe pse tashmë i ka kaluar të 30-at. FBL-EUR-C1-REALMADRID-ATLETICOJo për atë që dha në fushë, sepse ndoshta për shkak të dëmtimit, ishte nga ndeshjet e tij më të dobëta gjatë 120 minutave, por për vullnetin për të mos u dorëzuar deri në fund dhe marrjen e përgjegjësisë së penalltisë më të vështirë të skuadrës së tij.

Dedikim Zidanit

Në fund të ndeshjes, ylli portugez zbuloi se ishte pikërisht ai që ia kishte kërkuar trajnerin Zinedin Zidan goditjen e penalltisë së fundit. Këtë triumf sulmuesi ia dedikoi pikërisht trajnerit francez.

“Zidan e meriton, është një zotëri”, ishin fjalët e para të heroit për të vlerësuar edhe sezonin e tij fantastik: “Është viti i shtatë radhazi që shënoj më shumë se 50 gola. Askush nuk e ka bërë një gjë të tillë”. 30- vjeçarit nuk do t’i quhet zyrtarisht ky gol, megjithatë kjo ishte hera e parë që ai shënoi në “San Siro”, pasi kishte dështuar ta bënte në 4 ndeshjet e mëparshme.

Parandjenja

Gjithsesi, Kristiano pranon se Reali ishte me fat që e fitoi ndeshjen nga ruleta e penalltive: “Penalltitë janë gjithnjë një lotari, nuk e di kurrë se çfarë do të ndodhë. Por skuadra jonë tregoi eksperiencë dhe se mund ta fitonim këtë finale edhe nga 11-metërshat. E parashikoja se do të nevojitet penalltia e fundit dhe ia kërkova unë Zidanit që ta godisja penalltinë e pestë.

E ndieja se do të ndodhte kështu. Jemi me të vërtetë të lumtur, sepse finalet janë gjithnjë të vështira. Skuadra ishte e shkëlqyer dhe sakrifikoi shumë. Është fantastike. Dua t’i ndaj këta tituj me tifozët e Realit të Madridit”. Në fund, “CR7” e mbyll duke thënë se, pasi të rigjenerojë forcat, do të nisë të mendojë për Europianin. “Titulli i 11-të është fantastik për ne. Është fundi i sezonit dhe lojtarët janë të sfilitur fizikisht. Tani duhet të pushojmë dhe, më pas, të shkojmë në Europian”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"