Ronaldo e la pa ndjenja në fushë, gruaja e portierit të Kievos: Jeni kampionë, por jo njerëz!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2018 | 19:47

Ronaldo e la pa ndjenja në fushë, gruaja e portierit të Kievos: Jeni kampionë, por jo njerëz!

Stefano Sorrentino, portieri i Kievos, mesa duket e ka falur Ronaldon për incidentin në fund të ndeshjes, por jo gruaja e tij. 39-vjeçari u godit nga portufezi në kokë, pak para se Juvja të shënonte edhe golin e fitores.

ronaldo sorrentino

Sorrentino mbeti pak momente pa ndjenja në fushëm ndërkohë që doli prej saj me barelë. Në rrjetet sociale, ai ka postuar një foto teksa shihet me hundën të thyer, si dhe me qafën të mbështjellë me një mbajtëse, duke e marrë me sportivitet këtë incident, por jo gruaja e tij.

sorrentino

“U mundova të mos flisja dhe të fokusohesha te ajo që kishte më shumë rëndësi, familja ime. Gjithsesi, nëse kampionët duan të cilësohen si të tillë, në radhë të parë duhet të tregojnë se janë qenie njerëzore. Më vjen keq, por nuk mund t’i admirojë këta kampionë. Unë admiroj burra të vërtetë, si Tomoviç që i dha ndihmën burrit tim teksa ai kishte humbur ndjenjat. Faleminderit atyre që kanë zemër, humanistet, dinjitet dhe principe. Turp t’u vijë atyre që ofendojnë, kritikojnë dhe festojnë ose më keq shohin nga larg dhe më pas largohen.” – deklaroi gruaja e Sorrentinos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"