Ronaldo dorëzohet për finalen: E kam të pamundur të jem gati

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2016 | 10:27

Ronaldo dorëzohet për finalen: E kam të pamundur të jem gati

Kristiano Ronaldo do t’i mungojë Realit të Madridit në finalen e Superkupës së Europës përballë Sevijes më 9 gusht. Duke folur nga vendlindja e tij, Funçali, ku ylli i Portugalisë ndodhej për të inauguruar një hotelin e tij, ai tha: “Nuk kam asnjë shans për të qenë gati për ndeshjen e 9 gushtit sepse unë e rinis stërvitjen një ditë më vonë, më datë 10”.

Ronaldo duke mbajtur ne dore trofeun e Europianit

Ronaldo duke mbajtur ne dore trofeun e Europianit

Në fillim të finales së Europianit ndaj Francës, 31-vjeçari u detyrua të lërë fushën pas një goditjeje në gju nga Dimitri Paje. Dhe, pavarësisht se ai u shoqërua edhe nga trajneri personal gjatë pushimeve pas Europianit, në Ibiza, ai nuk do të mund të jetë gati për ndeshjen e Trondhaimit, e cila do të ngrejë siparin e futbollit kontinental për klube.

ronaldo

Reali u kualifikua në këtë finale, e cila do të zhvillohet në Norvegji, si fitues i Ligës së Kampioneve, ndërsa Sevija si fituesja e Ligës së Europës, pasi siguroi triumfin e tretë radhazi në këtë kompeticion. Gjatë prononcimit të tij, Ronaldo foli edhe për të ardhmen dhe një rinovim të mundshëm në “Bernabeu”:

ronaldo perez

“Kam folur me presidentin (Florentino Perez) në telefon dhe kur të kthehem në Madrid do të flasim. Sigurisht që është diçka, të cilën unë e dua. ‘Topi i Artë’? Nuk është në dorën time. Por unë e pranoj se jam në një pozicion shumë të mirë për ta fituar, duke qenë se triumfova në Champions dhe në kampionatin europian me Portugalinë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"