Ronaldo dhe Xhorxhina pushime në jahtin luksoz, portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2020 | 14:03

Ronaldo dhe Xhorxhina pushime në jahtin luksoz, portugezi mendon t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë

Pas golit dhe fitores me Bolonjën, Kristiano Ronaldo i ka dhuruar vetes një ditë pushimi në portin e Viarexhos, përkrah të cilit nuk mungonte Xheorxhina Rodrigez.georgina-rodriguez-cristiano-ronaldo

Pasi ka shijuar lungomaren me makinë, kampioni portugez nuk i ka shpëtuar as aparatit fotografik të bashkiakut Xhorxho Del Ginxharo, i cili ka dhënë i pari lajmin e vizitës së juventinit.xheorxhinasaaa

Por përveç fotove dhe vëmendjes që tërhoqi, media italiane nisi të spekulojë se sulmuesi 35-vjeçar po mendon gjithashtu që t’i bëjë vetes një tjetër dhuratë, një jaht luksoz, duke qenë se Ronaldo ka vizituar disa të tillë dje, në zonën ku ekspozohen ato në shitje, para se të merrte me qira njërin prej tyre.

Ajo që ka rënë gjithashtu në sy ishte edhe veshja e Rodrigez. Në një foto ku pozoi vetëm, ajo shihet me një palë pantallona lëkurë dhe çorape me vlerë 174 dollarë. Gjithashtu mbante veshur një xhaketë me kapuç me mëngë të shkurtra dhe syze dielli.

26-vjeçarja bleu rrobat e saj në firmën Praga ku punoi si shitëse para se të takohej me Ronaldon.

Pantallonat e shkurtra të saj kushtuan 634 dollarë, këpucët 876 dollarë ndërsa xhaketa 1,504 dollarë.

Totali shkon në një shumë prej 3,186 dollarësh. Kujtojmë se Cristiano iu është bashkuar së fundmi klubit të miliarderëve të sportit.

Veshjet e shtrenjta të Rodriguez erdhën pasi ora e partnerit të saj, e markës Rolex, u vlerësua se 460,825 dollarë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"