Ronaldo dhe Pirlo, kandidatë për çmimin e lojtarit të shekullit. Ja lista e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2020 | 13:18

Ronaldo dhe Pirlo, kandidatë për çmimin e lojtarit të shekullit. Ja lista e plotë

Kristiano Ronaldo, Mesi, Levandovski dhe Salah. Por edhe Imobile, Pirlo, Kanavaro, Bufon dhe Toti. Ka pak nga Serie A dhe Itali në listën e kandidatëve për edicionin e përvitshëm të çmimeve “Dubai Globe Soccer Awards”, që në 27 dhjetor do të mbledhë yjet e futbollit botëror dhe do të japë edhe çmimin e yllit të shekullit.

pirlo ronaldo

Çmimet e akorduara prej 12 vitesh, këtë edicion i shtohen edhe katër çmime të reja. “Dubai Globe Soccer Awards” këtë vit nuk do të nxjerrë në pah vetëm talentet më të mira të vitit 2020, por edhe futbollistët, klubet, trajnerët dhe menaxherët më të mirë të 20 viteve të fundit. Dhe në listën e trajnerëve të viteve 2000 nuk mungojnë as Lipi dhe Ançeloti.

8 cmimet

Ronaldo konkurron në kategorinë e Lojtarit të Shekullit 2001-2020 dhe rival për çmimin do të ketë përveç kolegëve të tij edhe trajnerin aktual të Juventusit, Andrea Pirlo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"