Ronaldo del i përlotur pas dëmtimit, ja si e pritën francezët (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2016 | 22:00

Ronaldo del i përlotur pas dëmtimit, ja si e pritën francezët (VIDEO)

Finalja e Europianit mes Portugalisë dhe Francës nuk ishte ajo që pritej për Ronaldon. Dueli mes Antuan Grizmantit dhe Kristiano Ronaldos nuk zgjati shumë në fushë.

Demtimi i Ronaldos ne "Fun Zone" prane kulles "Eifel"

Demtimi i Ronaldos ne “Fun Zone” prane Kulles “Eifel”

Portugezi u dëmtua në pjesën e parë duke humbur pjesën tjetër të finales.

Fillimisht, Ronaldo mbeti i dëmtuar në fushën e lojës pas një përplasjeje që pati me Pajenë në minutën e 17′.

Ronaldo ne momentin e demtimit

Ronaldo ne momentin e demtimit

Ai u detyrua të dilte nga loja për të marrë ndihmën e mjekëve dhe dy minuta më pas hyri në fushë. Por dëmtimi i tij me sa duket ishte më serioz se sa dukej.

Ronaldo i demtuar ne fushe

Ronaldo i demtuar ne fushe

Ronaldo la fushën e lojës me barelë në minutën e 25′ të pjesës së parë, duke u zëvendësuar nga Kuarezma. Dalja e tij në lot nga “Stade de France” u duartrokit nga pjesa më e madhe e tifozëve.

607136815_LG_1331_EF9E648A5338C1363CB9314839C19E37_3545

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"