Ronaldo de Lima: Maradona mbante dy ora në duart e tij, ju tregoj arsyen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 20:10

Ronaldo de Lima: Maradona mbante dy ora në duart e tij, ju tregoj arsyen

“Diego na lë një trashëgimi të paharrueshme të futbollit dhe në të njëjtën kohë, me personin që ai ishte, i ka ndryshuar jetën shumë njerëzve”. Ronaldo Luis Nazario de Limas i mjaftojnë pak fjalë që të shënojë profilin teknik dhe atë human të Maradonës.

resize

“Fenomeni” ishte një mik i “Pibe de Oro”-s, mes të cilëve ekzistonte një lidhje e fortë: “Ishte një person fantastik, i lumtur, shpërndante energji pozitive kudo. Dhe për sa i përket jetës së tij private, gjithkush bën me atë çfarë të dojë, ndaj nuk duhet gjykuar për atë, – nënvizon ish-interisti, i cili tregon edhe arsyen pse Maradona mbante dy orëra në duart e tij. – Po, ky detaj më kishte rënë edhe mua në sy dhe kur e pyeta në një darkë mes nesh, ai zbuloi se të dyja ia kishte dhuruar vajza dhe nuk i hiqte nga dora.

Por kur përfunduam darkën, ai më dhuroi njërën prej tyre. Unë nuk doja ta pranoja, por ai u tërbua në sekondë dhe m’u desh ta merrja. Dhe premtoj se atë dhuratë do ta mbaj gjatë gjithë jetës sime, sepse ajo orë përfaqëson zemërgjerësinë dhe xhentilesën e Diegos”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"