Ronaldo “çmend” Torinon, Juventusi shet të gjitha abonimet e stadiumit për sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 21:42

Ronaldo “çmend” Torinon, Juventusi shet të gjitha abonimet e stadiumit për sezonin e ri

29.300 vende, çdo ndeshje të shitura në stadium. Juventusi i ka shitur të gjitha vendet e lira për abonimet e sezonit 2018/2019, në “Alianz Stadium” të Torinos.

juventus stadium

Ditën e sotme, Juventusi shënonte “sold out”, pra të gjitha vendet e shitura, dhe tani tifozët me zor po presin fillimin e edicionit të ri, të mos humbin asnjë moment nga skuadra e tyre e zemrës. Ronaldo pa dyshim ka bërë të veten në këtë çështje, pasi fluksi ka qenë tejet i madh për të siguruar një abonim vjetor në stadium.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"