Ronaldo bën dhe rolin e ndërmjetësit te Mançesteri, ylli i “djajve” i gatshëm të rinovojë kontratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 20:06

Ronaldo bën dhe rolin e ndërmjetësit te Mançesteri, ylli i “djajve” i gatshëm të rinovojë kontratën

Pol Pogba mund të jetë i prirur për të qëndruar te Mançester Junajtid pas debutimit të dytë të Kristiano Ronaldos për “djajtë”.

ronaldo pogba sanco

Mënyra në të cilën Ronaldo debutoi, plus ardhjet e Zhadon Sanço dhe Rafael Varane, u ka dhënë tifozëve të Junajtid shpresën se një periudhë e suksesshme në historinë e tyre i pret përpara.

Sipas gazetës angelze “The Athletic”, Pogba mund ta mendojë përsëri rinovimin e kontratës, dhe për këtë rolin e ndërmjetësit do ta luante vetë Kristiano Ronaldo.

28-vjeçari po bën një supersezon duke arritur numrin e 7 asisteve në 4 ndeshje në Premier Ligë.

Pogba është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe ende nuk ka pasur dritë jeshile në negociatat mbi një marrëveshje të re, duke rritur mundësinë që ai të largohet si agjent i lirë verën e ardhshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"