“Ronaldo bashkëpunon me skuadrën”, Bufon: E njoh shumë mirë Konten, nuk fle natën nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2019 | 13:55

“Ronaldo bashkëpunon me skuadrën”, Bufon: E njoh shumë mirë Konten, nuk fle natën nëse…

Xhanluixhi Bufon u rikthye në merkaton e verës te Juventusi, pas një sezoni te francezët e PSG-së.BUFFONI

Portieri është ndalur të flasë për ish-trajnerin e Juventusit, Antonio Konte, i cili tashmë është në drejtimin e rivalëve të Interit.

Kjo ka sjellë irritimin e tifozëve të bardhezinjve, të cilët nuk dëshironin të shikonin një legjendë të tyre tek klubi që ata urrejnë, por për këtë Bufon është shprehur: “Konten e dua për shpirtin që ai ka, ai është shoku im, ka qenë kapiteni dhe më pas trajneri im. E njoh si person, ka një shkallë të lartë profesionalizmi ndaj grupit. Nuk fle natën nëse skuadra e tij nuk e kupton atë që ai kërkon.

Tifozët e mërzitur? Unë i kuptoj ata që janë të mërzitur, por Antonio duhet të vlerësohet pasi ai ka dhënë gjithçka për Juven dhe ka arritur rezultate të rëndësishme. Konte është një trajner i ashpër.”, theksoi italiani.conte bufon

Gjithashtu ai foli edhe për shokun e ekipit, Kristiano Ronaldo dhe PSG-në, ku luajti sezonin e fundit: “Ronaldo është një djalë shumë i mirë, ai bashkëvepron me shokët e tij të ekipit. Nëse nuk mund t’i luftosh kampionët, atëherë bashkohu me ta. Kjo është edhe arsyeja që unë pranova PSG-në.

Nëse nuk jeni me më të mirët, e keni të vështirë të kuptoni se çfarë do të thotë të jesh kampion. Kalimi te PSG-ja, më bëri një person më të plotë. E falënderoj atë klub, pasi nëse nuk do të kisha kaluar atje do t’i kisha dhënë fund futbollit.”, përfundoi Bufon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"