Ronaldinjos nuk i pëlqejnë krahasimet: Mesi nuk është më i miri, mos harroni se kanë luajtur edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 10:47

Ronaldinjos nuk i pëlqejnë krahasimet: Mesi nuk është më i miri, mos harroni se kanë luajtur edhe…

Një nga lojtarët më spektakolarë të historisë së futbollit, braziliani Ronaldinjo, pranoi se Lionel Mesi nuk është lojtari më i mirë në histori, dhe se të tilla krahasime nuk i pëlqejnë.

ronaldinjo mesi

“Jam i lumtur për Mesin që fitoi Topin e Artë, është miku im. Përtej kësaj, është një emblemë e Barcelonës. Pavarësisht, nuk më pëlqejnë krahasimet, sepse është e vështirë të thuash kush është më i miri në histori. Më herët kanë qenë edhe Diego Maradona, Pele apo Ronaldo. Nuk mund të them se Mesi është lojtari më i mirë ndonjëherë, thjesht është më i miri në epokën e tij” – u shpreh Ronaldinjo, pas një ndeshje miqësore të zhvilluar në Meksikë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"