Ronaldinjo: Milani, klubi më i veçantë i karrierës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2015 | 10:37

Ronaldinjo: Milani, klubi më i veçantë i karrierës

Ronaldinjo
Ronaldinjo është ky: prej vitesh paguhet nga spotet publicitare për të goditur traversën, por edhe argë- tohet duke luajtur futboll me fëmijët. Personazh pozitiv, njeri me humor dhe i vendosur për ta jetuar jetën në mënyrën e tij. I konsideruar si një ndër lojtarët më të fortë të historisë së futbollit botëror, braziliani gjatë një interviste për të përditshmen “La Gazzetta dello Sport” ka rrëfyer eksperiencat e tij si profesionit.

Ju kujtohet dita kur u larguat nga Milani?

Ndodhi në Dubai dhe gjithçka erdhi papritur. Më kujtohet. M’u krijua mundësia për të luajtur me Flamengon, skuadra që ëndërroja dhe nuk hezitova. Kisha mundësi që të luaja në Libertadores dhe nuk mund ta humbisja. Gjithçka ndodhi shpejt.

Duke parë si ka rrjedhur karriera juaj, jeni penduar?

Të pendohem? Përse? Kjo është jeta. Me Flamengon kam jetuar 7 muaj të shkëlqyer pa humbur asnjë ndeshje, kjo ishte hera e parë që më ndodhte me një klub futbolli. Në atë sezon etiketoheshim si “të pamposhturit”. Ia vlejti.

Ndoshta nuk ia ka vlejtur të shkonit në Meksikë ose të bënit një tjetër eksperiencë në Brazil. Si mendoni?

Në Meksikë, njerëzit kanë një pasion të madh për futbollin, është bukur. Kam kaluar momente të mira.

Me Fluminensen keni luajtur miqësoret e janarit, por si shpjegohet që aventura nuk shkoi siç e kishit menduar?

Kur një skuadër ka probleme, lojtari më i famshëm është ai që paguar “faturën”. Këto janë gjëra normale që ndodhin, tashmë jam më- suar me këtë fenomen dhe s’më bën më përshtypje.

Ish-presidenti juaj Silvio Berluskoni thotë gjithmonë “lexo vetëm gazetat që flasin mirë për ty”. Çfarë kujtime keni për numrin 1 të Milanit?

Ai edhe Galiani për mua kanë qenë si prindër. Te Berluskoni shikoja figurën e babait. Aventura te Milani ishte vërtet shumë e veçantë dhe nuk krahasohet me asnjë tjetër.

Ju mungon Italia?

Shumë. Më mungon Milano, por edhe Barcelona dhe Parisi. Kur ju bashkova PSG-së isha një adoleshent dhe kalimi në Francë ishte trampolina e karrierës sime. Tani Parisi është një ndër klubet më të forta të Europës dhe kjo më mbush me lumturi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"