Ronaldinjo bekon talentin e Arsenalit: Më kujton… Fenomenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 20:50

Ronaldinjo bekon talentin e Arsenalit: Më kujton… Fenomenin

Po entuziazmon Premier Ligën, duke marrë shumë komplimente nga ekspertët më në zë. Gabriel Martineli u pëlqen dhe i bind të gjithë. Edhe një fenomeni si Ronaldinjo, i ka rënë në sy, i cili duke folur për “Mirror” bën një krahasim me të vërtetë të rëndësishëm për sulmuesin 18-vjeçar të Arsenalit: 

ronaldinjo lisa zimush

“Ne brazilianët jemi shumë të lumtur për Martinelin dhe të ardhmen e tij. Të kesh talent është një gjë, por gjëja më e rëndësishme është një tjetër: duhet të kesh besim te vetja në moshën 18-vjeçare. Më kujton Ronaldon, Fenomenin. Në sezonin e tij të parë në Europë shënoi 30 gola dhe njerëzit pyesnin veten: ‘Kush është ky brazilian 18- vjeçar’? Donte të luante me topin dhe vraponte nga kundërshtarët e tij pa asnjë frikë pavarësisht emrave të skuadrave dhe futbollistëve që kishte përballë. Tani shoh të njëjtën gjë te Martineli.

Gabriel dëshiron vetëm që të ketë topin në këmbë dhe shënojë. Ronaldo u bë më i miri në botë dhe ky mund të jetë edhe objektivi i Martinelit”. Talenti që e nisi karrierën me të rinjtë e Korinthiansit në futsall, por që shkëlqimin e tij e pati me Ituanon, është bërë adoleshenti i parë i Arsenalit që shënon 10 gola në të gjitha kompeticionet që prej Nikolas Anelkasë dhe vinte në ndeshjen e djeshme kundër Bornmëthit në Kupën FA në formë të shkëlqyer: kishte shënuar dy gola në dy ndeshjet e fundit.

ronaldinho-barcelona_1slsxexo4gn5z1m0cln77mlj3h

“Topçinjtë” e transferuan atë verën e shkuar për vetëm 7 milionë paund nga Ituano, ndërsa në gjurmët e italo-brazilianit, i cili nuk e ka vendosur ende kombëtaren me të cilën do të luajë, është vendosur edhe Reali i Madridit. Ai ka bërë edhe katër prova te Mançester Junajtid përpara se të transferohej në “Emirates”, por nuk i bindi kurrë drejtuesit e “Djajve”. Dinjo mendon se ftesa e parë e “Seleçaos” për Martinelin nuk është larg:

arsenal-wonderkid-gabriel-martinelli-compared-to-ronaldo-and-told-to-win-ballon-dor-by-ronaldinho

“Jam i sigurt se grumbullimi i tij i parë me kombëtaren e Brazilit është shumë afër dhe ai është gati për këtë. Historikisht, përfaqësuesja nuk e ka pasur kurrë problem moshën e futbollistëve në seleksionimin e saj. Ronaldo luante me ‘Seleçaon’ që në moshën 17- vjeçare. Dhe gjatë viteve të fundit Nejmar dhe Gabriel Zhezus kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësuese kur ata ishin gjithashtu adoleshentë. Nëse ti ke aftësinë dhe talentin, do të të jepet shansi dhe bota mund ta shohë se Martineli e ka talentin”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"