Romero rikthehet titullar, Partizani i beson formacionit blerjes nga Besa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 12:35

Romero rikthehet titullar, Partizani i beson formacionit blerjes nga Besa

Në orën 14:00, do të luhet sfida mes Besëlidhjes dhe Partizanit, e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë.

83820579_230916837907532_1939565917583179776_n (1)

Partizani vjen në këtë sfidë si favorit dhe sot do të kërkojë fitoren, jo vetëm për të hedhur një hap drejt kualifikimit, por edhe për t’u rikthyer te triumfi pas disa ndeshjeve.

Ndërkaq Sormani ka zgjedhur që të rikthejë titullar Romeron, ndërsa në lojë do të jetë edhe blerja e re nga Besa, Tedi Cara.

Formacionet zyrtare:

Besëlidhja: Vukashinoviç, Dibra, Sheta, Pergjoni, Bushi, Gjorgjeviç, Çokiç, Fetaj, Hepaj, Hajdari, Jovanoviç.

Partizani: Malaj, Bilali, Boldor, Broja, Idrizaj, Kordeiro, Romero, Telushi, Trashi, Cara, Bardhi.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"