Romero mungon ndaj Vllaznisë, por rrezikon edhe kur të kthehet. Në dyshim edhe sulmuesi tjetër i Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 12, 2019 | 20:23

Romero mungon ndaj Vllaznisë, por rrezikon edhe kur të kthehet. Në dyshim edhe sulmuesi tjetër i Partizanit

Aristoteles Romero është lojtari i Partizanit që është ballafaquar më së shumti me kartonin e verdhë në 7 javë kampionat. Madje, dy i mori në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, ku e la ekipin me 10 vetë për gati një orë lojë.

aristoteles romero

Dy kartonët e verdhë që mori ndaj durrsakëve mesfushori nga Venezuela i shlyen me mungesën në Shkodër, kështu që pritet të jetë i gatshëm për trajnerin Lerda në duelin e javës së nëntë me Skënderbeun. Por edhe në kthim Romero rrezikon, pasi i mbeten në fuqi tre kartonët e verdhë që ka marrë më herët. Në këtë situatë, nëse 23-vjeçari ndëshkohet me karton të verdhë ndaj korçarëve, i bie që të jetë i pezulluar për Kukësin, në javën e parë të fazës së dytë, pasi plotëson numrin katër të të verdhëve. Aristoteles Romero mbetet lojtari i vetëm në radhët e Partizanit që ka tre kartonë të verdhë. Kështu që ndaj Vllaznisë asnjë futbollist nuk rrezikon të humbë Skënderbeun nga kartoni i verdhë

BRAUN – Brajan Braun është një nga pesë futbollistët e Partizanit që janë grumbulluar me ekipet kombëtare. Sulmuesi i të kuqve është thirrur nga Xhamajka për dy ndeshjet kualifikuese të zonës “CONCACAF” që kanë përballë Arubas.

brajan braun

Më 13 tetor Xhamajka pret Arubën në shtëpi dhe tri ditë më pas i kthen vizitën. Duke ditur që më 16 tetor i bie të jetë në fushë me kombëtaren xhamajkane, Brajan Braun do të bashkohet me të kuqtë pas dy ditësh. Pra, sulmuesi rrezikon shumë që të përfshihet në planet e trajnerit Lerda për transfertën e Shkodrës. Nëse vjen pa probleme fizike, e shumta që mund të ndodhë është që Braun ta nisë nga stoli përballjen me Vllazninë, e cila luhet fundjavën tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"