Romario, Krujf dhe numri 10. Braziliani tregon historinë epike të Barça: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 19:56

Romario, Krujf dhe numri 10. Braziliani tregon historinë epike të Barça: E refuzova dhe nuk ma pranoi

Braziliani Romario është një nga emrat më të njohur në historinë e futbollit botëror. Një legjendë e golave me Brazilin dhe Barcelonën, në atë që ishte një nga skuadrat më të mira në historinë e klubit katalanas. Skuadra drejtohej nga Johan Krujf dhe nuk ishte rastësi që u quajt “Dream Team”, pasi ishte e mbushur me yje dhe me numrin 10, Romarion, që finalizonte aksionet.

krujt romario

Vetë sulmuesi ka treguar për “The Players Tribune” një anekdotë nga ato vite, kur kishte firmosur te Barcelona dhe i kishin vënë përpara fanellën me numrin 10. “Krujf u bë një nga miqtë e mi më të mirë në futboll. Ai ishte trajneri im më i mirë, padyshim. Kur mbërrita te Barcelona unë dëshiroja numrin 11, i preferuari im. Krujf më dha numrin 10 dhe unë i thashë ‘Mister, ky është një nder i madh, por unë preferoj numrin 11’. Të gjithë duan numrin 10 apo jo? Si rrallëherë po tregohesha i përulur! Por Krujf më tha jo. Unë reagova ‘Unë po heq dorë nga numri 10! Pse jo?’. Ai më tha “Pasi në skuadrën time, më i miri luan gjithmonë me numrin 10’. Si mund t’i thuash ‘jo’ kësaj gjëje? Do të mbaja numrin 10 përgjithmonë më pas.

Krujf vetë mund të luante ende për ne. Në stërvitje thoshte ‘merre topin këtu, rrotullohu atje, gjuaje në trekëndësh’. Ne kundërshtonim me ‘nuk mund të bëhet’. Atëherë ai do ta bënte vetë. Magji e pastër! Në mendjen e tij, çdo gjë ishte e lehtë. Mendoj se iu desh pak kohë për ta kuptuar. Ky është i mirë, por ai tjetri mund të mbërrijë vetëm deri këtu. Mund të punosh shumë, por do të jetë thuaje e pamundur nëse nuk ke ‘dhuratën’”, tregoi Romario raportin e tij me Krujf.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"