Romanjoli përpara derbit: Është përballje për Ligën e Kampionëve, Milani ka qenë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 13:59

Romanjoli përpara derbit: Është përballje për Ligën e Kampionëve, Milani ka qenë…

Mbrojtësi i Milanit, Alesio Romanjoli, tashmë ka “çelsat” e ekipit në dorë, edhe pse është në moshën 23 vjeçare. I “graduar” kapiten, qëndërmbrojtësi do të luajë derbin e parë si i tillë.

DkPGWgXXgAAk2FK

“Rritja në përgjegjësi më motivon dhe jam krenar për këtë. Duhet të jem në nivelin e duhur. Kam dëshirë të luaj shumë vite këtu dhe të fitoj. Mesa duket Milani ka qenë fati im, pasi debutimi në Seria A ka ardhur pikërisht kundër këtyre ngjyrave. Më pëlqen Milano, por më mungon deti.”, shprehet Romanjoli, i cili ka lindur në Anzio, një qytet që laget nga deti në qendër të Italisë.

Derbi

“Është përballje direkte për Ligën e Kampionëve. Do të jetë derbi më teknik i viteve të fundit. Ata kanë shumë eksperiencë, ndërsa ne kemi ambicie. Do të na duhet kthellësi dhe inat sportiv, por mbi të gjitha personalitet. Higuain ka shënuar shumë, por Ikardi ndihet si në shtëpi kur është në zonën e rreptësisë, ndaj duhet të bëjmë shumë kujdes.

Rinovimi me Milanin

“Ndihem mirë këtu, me Gatuzon dhe Tifozët. Do të rikthehemi të fitojmë dhe të luftojmë për Ligën e Kampionëve. Maldini dhe Leonardo na japin qetësi.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"