Romanjoli nuk dorëzohet: Matematika na mban në lojë, uroj të festojmë kundër Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 13:00

Romanjoli nuk dorëzohet: Matematika na mban në lojë, uroj të festojmë kundër Interit

I mërzitur, por nuk dorëzohet Alesio Romanjoli. Pavarësisht se sivjet po luan më pak se në të shkuarën, kapiteni tregohet edhe një herë lider i Milanit. Pas ndeshjes së djeshme, ai u shpreh për televizionin e klubit:

ROMANJOLI

“Na vjen keq sepse në pjesën e parë gabuam shumë. Në të dytën u përmirësuam falë edhe një qasjeje më të mirë. Champions-i është një turne i vështirë e nuk jemi të kënaqur me ecurinë tonë. Duhet të mundnim Porton. U munduam, por nuk ia dolëm dot”.

Shpresat kuqezi për të vijuar rrugëtimin në Ligën e Kampioneve janë minimale, por matematika lejon ende vend për të tentuar. I këtij mendimi është edhe mbrojtësi i “Djallit”, i cili u shpreh: “Për sa kohë matematika nuk na dënon, do të luftojmë duke besuar.

Të shohim se çfarë do të bëjnë rivalet tona, por ne do të tentojmë suksesin në garat e mbetura. Tifozët po tregohen fantastikë duke na ndihmuar, ndaj uroj që t’u dhurojmë ndonjë gëzim të dielën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"