Roma tepër aktive në merkato, klubi afron lojtarin e Barcelonës. Florenzi drejt largimit te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 10:57

Roma tepër aktive në merkato, klubi afron lojtarin e Barcelonës. Florenzi drejt largimit te…

Pas 18 vitesh Alesandro Florenzi po përgatitet të jetojë ditën e fundit si një lojtar i Romës.

FLORENZI

Marrëveshja mes Romës dhe Valencias duket se po arrihet dhe lojtari italian do të transferohet në La Liga.

Siç raporton “Il Messaggero”, Petraki dëshiron që të mbyllë marrëveshjen për një huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit. Roma kërkon që ta shesë lojtarin, pasi me kthimin e Zapakostës, Santon dhe Bruno Peres do të mbulojë mungesën e Florenzit.

fffffff

Ndërkaq Roma, sot pritet të zyrtarizojë Karles Perezin nga Barcelona. 21-vjeçari spanjoll është huazuar në kryeqytetin italian me detyrim blerje për një shumë prej 13 milionë eurosh. Perez vjen si një përforcim i Romës, pas dëmtimit të rëndë të Zaniolos.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"