Roma s’e llogarit Parmën, vazhdon të mbajë kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shtator 17, 2013 | 14:10


Roma s’e llogarit Parmën, vazhdon të mbajë kreun

Parma-RomaRoma nuk ndalet as në transfertën e Parmës, ku fiton me rezultatin 1-3. Verdhekuqtë e trajnerit Luis Garsia përmbysin rezultatin pas golit të Biabianisë dhe mbajnë hapin e Napolit. Vendësit bënë një paraqitje të mirë në pjesën e parë, ndërsa kaluan në avantazh me anë të lojtarit francez në të 39′. Në pjesën e dytë kryeqytetasit e nisin vrullshëm, ku Florenci barazon rezultatin. Më pas Toti në të 70′ arrin t’u shpëtojë mbrojtësve dhe pas një stopimi të saktë, i vetëm përballë Mirantes brenda zonës, s’e ka të vështirë të dyfishojë. Situata për vendësit bëhet e vështirë, ndërsa ata përpiqen të reagojnë. Por 5′ nga fundi, Xhervinjo merr një penallti dhe Strotman nga pika e bardhë realizon. Tri ndeshje, 9 pikë për Romën.




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com