Postuar: Janar 27, 2020 | 18:30
Roma përforcohet në merkato, transferon mbrojtësin e zikaltërve
Roma ka arritur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Roxher Ibanez, i cili prej një viti ishte pjesë e Atalantës.
Mbrojtësi u bashkua me bergamaskët para një viti për rreth 4 milionë euro nga Fluminense, por nuk gjeti shumë minuta në dispozicion. Pikërisht për këtë arsye 21-vjeçari vendosi të largohet nga Atalanta dhe do të vazhdojë karrierën te Roma.
Verdhekuqtë e kanë marrë mbrojtësin në formoën e huazimit 18-mujor, ku do të paguajnë 1 milionë euro dhe më detyrim blerje për 8 milionë euro. Ibanez ka zhvilluar ditën e sotme vizitat mjekësore me ekipin e ri dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"