Roma nuk ndalet në merkato, skuadra e Murinjos rivalizon Milanin për mbrojtësin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2022 | 12:07

Roma nuk ndalet në merkato, skuadra e Murinjos rivalizon Milanin për mbrojtësin e Premier Ligës

Roma e Zhoze Murinjos duket se nuk planifikon të ndalet në këtë merkato ku pas transferimeve të bujshme të Paulo Dibalës dhe Zhorzhinjo Vijnaldum, objektivi i radhës duket të jetë mbrojtësi i Totenhemit, Zhafet Tanganga.

TANGANGA

Sipas raportimeve nga “Tuttomercato.web”, londinezët kanë shfaqur interes për anglezin në orët e fundit me 23-vjeçarin që është kthyer prej kohësh dhe në objektivin kryesor të Milanit për repartin difensiv.

Alternativat e anglezit për momentin janë Erik Baili i Junajtid dhe  Aleks Zagadu i cili gjendet si lojtarë i lirë në merkato pas përfundimit të kontratës me Dortmundin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"